Fjalë Kyçe

Djali ther me thikë babanë në Mitrovicë, policia prangos 22-vjeçarin

Djali ther me thikë babanë në Mitrovicë, policia prangos 22-vjeçarin

Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçar në Mitrovicë, i cili dyshohet se ka therur me thikë babanë e tij.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Ju konfirmojmë se është arrestuar i dyshuari A. B.,22 vjeçar, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit”, ka thënë ai.

Zahiti bëri të ditur se Rasti është iniciuar ‘Vrasje në tentativë’.

Ndryshe, therja me thikë ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë, ku lëndime trupore ka marrë një 58 vjeçar.