Një djalë nga qyteti i Kurchaloi të Çeçenisë për një fije floku i shpëtoi vdekjes kur vrapoi nëpër rrugë, ndërsa gjithë ngjarjen e kanë regjistruar kamerat e sigurisë.
Djaloshi u përpoq të kalonte nëpër rrugë pa i kushtuar vëmendje veturës së zezë, e cila kaloi shumë afër tij me shpejtësi tepër të madhe.
Kur e ka parë veturën, djali i vogël është munduar të i ikë por pa sukses. Për fat të mirë në timon ka qenë një shofer që ka ditur në mënyrë shumë të shkathët të i largohet përplasjes fatale dhe i vogli kaloi pa asnjë lëndim.
Në vijim shihet se si një veturë tjetër ndalon para të djalit nga ku dalin dy meshkuj dhe e përqafojnë.