Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka barazuar një rekord të mbajtur nga legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez në Ligën e Kampionëve.
Me golin e djeshëm në humbjen e thellë 1 – 4, argjentinasi doli të shënojë në 17-të vite radhazi në garën më prestigjioze në botë, shkruan lajmi.net.
Ky gol është vazhdimi i rekordit të pabesueshëm me Messin, që shënoi golin e parë në Ligën e Kampionëve në vitin 2005.
Messi barazon rekordin e Raul
Raul ka shënuar golin e parë në Ligën e Kampionëve si adoleshent në vitin 1995 dhe ia doli të realizojë në secilin vit radhazi deri në 2011.
Ndërsa, Messi me golin e djeshëm, tani ka shënuar në 17 vite radhazi dhe mbetet të shihet në edicionin e ardhshëm nëse do e thyejë këtë rekord.
Tjetër rekord i pabesueshëm
Pos kësaj, goli i djeshëm ishte njëkohësisht i 20-ti për argjentinasin në të gjitha garat. Pra, Messi ka arritur që në 13 vitet e fundit të shënojë 20 gola ose më shumë për çdo sezon, që është rekord mjaftë i vështirë të arrihet.
Messi i afrohet një rekordi tjetër
Me ndeshjen si titullar, Messi dje kompletoi paraqitjen e 760-të në karrierë për Barcelonën në të gjitha garat.
33-vjeçari është afër të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Barcelonës, rekord që e mban Xavi me 767 ndeshje gjatë kohës së tij në “Camp Nou”.