Fjalë Kyçe

“Djema unë e vrava atë”, djali masakron me thikën e kuzhinës babain që ishte në gjumë

“Djema unë e vrava atë”, djali masakron me thikën e kuzhinës babain që ishte në gjumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut në Agioi Anargyroi, Greqi. Djali ka therur me thikën e kuzhinës babain e tij 89-vjeçar, derisa ky i fundit ishte duke fjetur. Ai e ka goditur disa herë në gjoks dhe duar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Protothema.gr ka zbuluar dosjen e çështjes edhe në të thuhet se autori dyshohet se e ka pranuar autorësinë e ngjarjes menjëherë sapo kanë mbërritur forcat e policisë. Sipas raporteve ai vuante prej vitesh nga probleme psikologjike dhe ishte përdorues droge.

“Në orët e mbrëmjes të 31/7/2021, Shërbimi ynë u informua me telefon për vrasjen e një të moshuari me autorin djalin e tij, një akt i ndodhur në Agios Anargyros, në rrugën Deligianni. Kufoma u gjet e shtrirë në krevatin e dhomës së gjumit, me plagë në gjoks dhe pëllëmbë të dorës, nga një mjet prerës, ndërsa pranë trupit u gjet një thikë, e cila mbante gjurmë të njollave të gjakut ngjyrë kafe-të kuqe”, thuhet në dosjen e policisë.

Lidhur me hetimet e bëra nga burrat e ELAS, brenda dhomës së gjumit ata gjetën dhe sekuestruan thikën e kuzhinës me të cilën autori vrau babanë e tij të moshuar. Kishte njolla gjaku në tehun e thikës. Në të njëjtën kohë, policia konfiskoi tre celularë, një armë gjahu dhe një kartë debiti bankare, me të cilat autori dyshohet se kishte përdorur drogë.

“Djema, unë e vrava atë“, dyshohet se autori u tha forcave të policisë.

Trupi i viktimës iu nënshtrua një ekspertimi mjeko -ligjor, ndërsa autori i krimit, i cili u dërgua në Prokurori, do t’i nënshtrohet një ekzaminimi toksikologjik.