Vëzhgues e mbikëqyrës institucionalë të zgjedhjeve të 6 tetorit, thonë se i kanë bërë përgatitjet për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit zgjedhor.
Përfaqësues të institucioneve kanë thënë se e kanë rritur nivelin e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin e shkeljeve ligjore dhe ndjekjen e shkelësve të ligjit, raporton KTV.
Koordinatorja për Zgjedhje nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula, ka thënë se në ditën e zgjedhjeve do të jenë të angazhuar 89 prokurorë në nivel vendi.
Ka treguar edhe për rastet e hetimeve që janë ndërmarrë nga Prokuroria e Shtetit.
Rastet e Prokurorisë së Shtetit do të jenë prioritet edhe për Këshillin Gjyqësor.
Ndërkaq, PZAP-ja ka thënë se janë shqiptuar 154 mijë euro gjoba ndaj partive politike.
Ndërkaq, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se partitë politike, gjatë fushatës zgjedhore, kanë shpenzuar mbi 2 milionë euro.
LDK-ja ka shpenzuar rreth 800 mijë euro, PDK-ja rreth 500 mijë, Vetëvendosje më shumë se 300 mijë, AAK-PSD mbi 250 mijë euro, Lista Serbe mbi 100 mijë dhe partitë e tjera më shumë se 53 mijë euro.