Fjalë Kyçe

DnV: Në Skenderaj deri tani nuk është raportuar ndonjë parregullsi

DnV: Në Skenderaj deri tani nuk është raportuar ndonjë parregullsi

Demokracia në Veprim është duke bërë monitorimin e katër qendrave të votimit në Komunën e Skenderajt dhe sipas tyre deri në këto momente nuk është raportuar ndonjë parregullsi.

Përfaqësuesja e DnV për rajonin e Mitrovicës, Hasime Tahiri, për KosovaPress tha se procesi zgjedhor në këtë komune po vazhdon pa ndonjë problem të raportuar.

“Në Skenderaj jemi në 4 qendra, Skenderaj, Kotorr, Turiçevc dhe Krasaliq. Deri tash sipas vëzhguesve tanë, gjithçka ka shku në rregull pa ndonjë problem”, tha ajo.