Fjalë Kyçe

“Do digjem në shesh me fëmijët”, nëna shqiptare e të dënuarit kërkon drejtësi

“Do digjem në shesh me fëmijët”, nëna shqiptare e të dënuarit kërkon drejtësi

Nëna e Skënder Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e Novruz Likometaj ka reaguar sërish për mediat, ndërsa është shprehur se djali i saj është i pafajshëm. Roza Krasniqi, thotë se krimi nuk është kryer nga djali i saj, dhe se ka 15 muaj në paraburgim megjithëse është shpërblyer me 37 milionë lekë të vjetra për arrestim të padrejtë.

Nëna e tij kërkon vëmendje dhe bën apel për drejtësi përndryshe thotë ajo do digjet në sheshin e qytetit bashkë me 2 fëmijët dhe nusen e tij. Kujtojmë se në vitin 2015 Skender Krasniqi, u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 80-vjeçarit, Novruz Likometaj. Pasi qëndroi 8 muaj ne burg, Krasniqi u la i lirë për mungesë provash dhe fitoi dëmshpërblim për burgim të padrejtë.

Por muaj më parë prokuroria dha urdhër për riarrestimin e tij pasi sipas tyre u gjetën prova të reja dhe çështja po gjykohet në Gjykatën e Fierit, ndërsa i akuzuari 44-vjeçari Skënder Krasniqi, baba i dy fëmijëve minorenë nuk e pranon autorësinë e krimit. Nëna e tij shprehet sot se kërkon drejtësi dhe djali t’i rikthehet në banesë, pasi është i pafajshëm dhe institucionet heshtin.

“Është i pafajshëm dhe e kam aq të drejtë djalin. Pse nuk merr masa prokuroria po ma mban në burg?

Skënderi u dëmshpërblye për arrestim të padrejtë, lekët I kam marrë unë, 37 milionë. Po e akuzojnë pa prova! Sa herë flas në telefon me të dil në media më thotë se mbarova, jam i pafajshëm.

“Po nuk u vendos drejtësia do marr nusen e 2 fëmijët e djalit e do dal në shesh të digjem”-u shpreh Roza Krasniqi.