Ndoshta nuk e dinit, por Mihrije Braha që në fëmijëri është marrë me muzikë.
Këngëtarja e mirënjohur ka vijuar shkollën e ulët të muzikës për Piano në qytetin e saj të lindjes, në Mitrovicë, shkruan “Kosovarja”.
Ndoshta ky nuk përbën ndonjë kuriozitet të madh, por fakti se ajo ka shkuar në shkollën e mesme për mjekësi është mjaftë interesant.
Pra, Mihrijen e Naimin nuk i lidh vetëm muzika, por edhe mjeksia.
Të kujtojmë që këngëtarja në periudhën 1984-1985, filloi një karrierë të bujshme muzikore.
Kënga e parë me të cilën bëri bujë, ishte ajo me titull “Shumë kërkova”.