Fjalë Kyçe

Dodik humb zgjedhjet në Banja Llukë pas 22 vjetëve

Dodik humb zgjedhjet në Banja Llukë pas 22 vjetëve

Zgjedhjet lokale u mbajtën të dielën në Bosnjë dhe Hercegovinë, të shtatat me radhë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Dhe këto zgjedhjet, edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë janë mbajtur sikurse në vende të tjera, të cilat patën zgjedhjet këtë vit, në kushte disi më specifike, për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Sipas të dhënave të mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të drejtë vote kishin 3.283.380 votues, dhe sipas parashikimeve të deritashme, pjesëmarrja ishte rreth 50 për qind.

Megjithëse rezultatet përfundimtare nuk janë përpunuar akoma, sipas parashikimeve ekzistuese, dihet përafërsisht se kush ka fituar dhe ku, si dhe përmbysjet që kanë ndodhur.

Siç raportojnë mediat, anëtari aktual i presidencës së BeH, Milorad Dodik, pra partia e tij SNSD, humbi në Banja Luka, për të cilën mediat serbe e quajtën “shokuese”.

Gjithashtu bëhet e ditur se Bakir Izetbegoviç dhe Partia e tij e Veprimit Demokratik (SDA) humbi në Sarajevë.

Domethënë, kjo mund të nënkuptojë që njerëz të rinj, të ndryshëm dhe parti të tjera vijnë në pushtet në këto qytete.

Në Banja Lluka, për shembull ndryshimi do të jetë Drashko Stanivukoviq, ndoshta kryetari i ri i bashkisë së këtij qyteti.

Siç tha ai vetë mbrëmë, “pas 22 vitesh në Banja Lluka, fitoi një njeri që nuk është nga SNSD”.

Mbështetësit e tij festuan mbrëmë, pasi u konfirmua se ai fitoi mbi kandidatin e SNSD, Igor Radojiçiq.