Fjalë Kyçe

Dogana bastis fabrikën e mishit “Buquku”, arrestohet pronari i kompanisë

Dogana bastis fabrikën e mishit “Buquku”, arrestohet pronari i kompanisë

Është arrestuar pronari i kompanisë “Buquku”, Jeton Buquku pas një aksioni të Policisë së Kosovës.

Disa pjesëtar të Policisë së Kosovë dhe oficerë nga Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me ATK’në dhe AVUK’un, kanë bastisur fabrikën e përpunimit të mishit “BUQUKU” në dalje të qytetit të Pejës.

Metro mëson se ky aksion i policisë vjen pas dyshimeve për bartjen e mallrave të mishit duke i ikur kontrollimit doganor dhe mishi cilësohet si i kontrabanduar.

Punëtorët e kompanisë janë urdhëruar të dalin jashtë dhe tani policia, dogana dhe AVUK po kontrollon tani fabrikën dhe cilësinë e mishit që gjendet aty.

Aksioni po vazhdon edhe në qytetet e tjera të Kosovës, si Prizren, Gjakovë, Mitrovicë dhe Gjilan.