Pavarësisht se është i verbër, Nazmi Sejfullahut i ishte kërkuar patentë shoferi në mënyrë që të lirohej nga pagesa e doganës për veturën që e kishte blerë.
Sipas Sejfullahut, autoritetet doganore nuk kishin arritur ta bënin dallimin mes pronarit të veturës dhe personit të autorizuar dhe në vitin 2015, kishte paguar gati 1,700 euro doganë, por njëkohësisht edhe e kishte paditur këtë institucion, raporton KTV.
Me Ligjin për të verbrit, kjo kategori lirohet nga çdo lloj takse a tatimi dhe në fillim të këtij viti, Gjykata e Apelit e ka bërë të plotfuqishëm vendimin në favor të tij, e veturën e blerë, tani e vozitë djali i tij, Hekurani.
Fejzullahu është pjesë e organizatës “Iniciativa e pavarur e të verbërve”, e cila ka ndihmuar me kapacitetet e saja në këtë proces, por, si kategori, përveç edukimit, ata vazhdojnë të ballafaqohen edhe me papunësinë.
Halil Kurmehaj flet për zbatim të ulët të Ligjit për të verbrit.
Anëtarët e kësaj organizate, mes tjerash, kanë shprehur pakënaqësinë me numrin e pakët të teksteve të botuara në alfabetin e Braille-it.