Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë tre mujorit të parë të vitit 2021 janë rritur të hyrat doganore për 14% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas Doganës kjo rritje shprehur në milion është afër 34 milion euro më shumë.
“Rritja e aktivitetit ekonomik kanë ndikuar në rritje e performacës, gjithashtu edhe vetëdijesimi i bizneseve është faktor tjetër, por nuk duhet harruar angazhimin i zyrtarëve doganor në parandalimin e kontrabandës.
Krahasimi në mes të viteve 2020 dhe 2021 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 14% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 34 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2020 dogana kishte mbledhur 239,3 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 273,6 milion euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.
fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandë, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.