Dogana e Kosovës ka konfiskuar 12 dele dhe 12 dhi, pasi ato u braktisën nga dy persona posa e kaluan kufirin Serbi – Kosovë. Të dyshuarit ikën posa vërejtën njësitë policore, thuhet në raportin e përditshëm policor të hënën.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Podujevës në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
“Për këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit, i cili i ka hapur hetimet”, thuhet në raport.