Fjalë Kyçe

Dokle ironizon peshkopin Amfilohije: Serbia në Kosovë? Po, në ndeshje futbolli!

Dokle ironizon peshkopin Amfilohije: Serbia në Kosovë? Po, në ndeshje futbolli!

Serbia mund të rikthehet në Kosovë por vetëm për ndonjë ndeshje ndërkombetare futbolli. Edhe këtë nese e lejon UEFA!

Kështu ka ironizuar shkrimtari dhe politikani i njohur nga Shqipëria, Namik Dokle, me mitropolitin e kishës ortodokse serbe ne Malin e Zi, Amfilohije, ne deklaratën e këtij të fundit se “erdhi koha të rikthehemi në Kosovë.”

“Mitropoliti i kishes ortodokse serbe ne Malin e Zi, Amfilohije, vazhdon provokimet, njofton gazeta KOHA DITORE. Ne nje fjalim te fundit paska thene se ‘erdhi koha te rikthehemi ne Kosove.’ Mundet, por vetem per ndonje ndeshje nderkombetare futbolli! Edhe kete, nese e lejon UEFA, o zoti AmfiloHIJE e se shkuares!!!”, ka shkruar politikani veteran nga Shqipëria ne profilin e tij ne Facebook.

Namik Dokle ka qenë njëri nga drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe ndër vite ka mbajtur pozicione të larta ne shtetin shqiptar.