Doktoresha nga QKMF në Podujevë, Shqipe Ramadani, deklaroi se si një koleg i saj u sulmua nga një pacient që pritej të kontrollohej, meqë sipas saj, nuk ka pranuar të presë në radhë.
Ajo tha se doktori ishte në vendin e punës, duke e kontrolluar pacientin e radhës, ndërkaq pacienti që erdhi pas tij ka kërkuar kontroll të menjëhershëm.
“Doktori, në pamundësi që t’i ofrojë ndihmë mjekësore, duke qenë se e kishte një pacient, atëherë ai ka reaguar dhe e ka sulmuar kolegun fizikisht. Nuk mundet askush ta largojë pacientin në kontrollim e sipër, e ta marrë rastin tjetër, megjithëse edhe pacienti i radhës s’ka qenë rast për t’u marrë me urgjencë”.
“Është për të ardhur keq, se është bërë një rutinë e sulmeve të pandërprera ndaj punëtorëve shëndetësorë. Apeloj te organet kompetente se punëtorët shëndetësorë janë në hall”, deklaroi Ramadani, në klankosova.
Ajo po ashtu theksoi se kolegu i saj i sulmuar ka marrë ndihmë mjekësore, por që më e rëndë, siç tha, është gjendja e tij emocionale.