Doktori i familjes Jashari, Shaqir Demiri ka treguar momentin kur e kishte kuptuar për sulmin e tretë fatal dhe si e kishte përjetuar lajmin.
“Në Prekaz nuk kam shku por lidhjet i kam pas me doktorrët e tjerë dhe kam pas informata dhe e kam përjetu shumë rëndë, tre ditë e tre netë gjumë në sy skam pas. Dhe sot e kësaj ditë më kujtohet ajo familje cdo ditë”, ka rrëfyer Demiri, shkruan gazeta inFokus.
Demiri tregon për respektin e madh që kishte pasur gjithmonë për familjen Jashari dhe se rënia e tyre e ka shliruar Kosovën.
“Terrori e dhuna e Serbisë i tejkaloi të gjitha. Ka qenë një rënie heroike dhe rënia e tyre praktikisht e shliroi Kosovën”, tregon ai.