Njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës, senatori Bob Dole, vdiq sot në moshën 98 vjeçare.
Megjithatë ai pati uruar Kosovën në 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit, duke lënë një mesazh që ‘’nëse ju duhem, vetëm ma bëni një zile’’, njofton Klankosova.tv.
Përmes video-mesazhi, Dole pati thënë edhe se është i lumtur që ishte pjesë e procesit të çlirimit të Kosovës.
Kujtojmë se Dole shkrimin e tij të fundit në rrjetin social Twitter e pati kushtuar Kosovës.
“Nesër do të jetë një program virtual tërheqës dhe emocionues. Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kosovën,” ka shkruar Dole.