Reperi nga Drenica, Xhonatan Isufi i njohur me nofkën “Don Xhoni” është takuar me modelen ruse, Ariana Lirey në Dubai, kështu duke e konfirmuar lidhjen e tyre.
Dyshja publikuan fotografi nga takimi në llogaritë e tyre personale në “Instagram”, teksa modelja rikonfirmoi lidhjen me reperin duke e falënderuar që është bërë i dashuri tij, po ashtu në gjuhën shqipe ajo i tha: “Te dua”.
Madje, Don Xhoni publikoi edhe një video të modeles duke shkruar: “Faleminderit Zotit”, e që më pas pati dy fjalë edhe për ata që e kritikuan për shkak të origjinës së modeles.
“Krejt cka mundeni me thon osht!!! Respekt”, shënoi reperi nga Drenica duke i postuar edhe tre flamujt e shteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Rusisë.