Fjalë Kyçe

Donika Kadaj i del në mbrojtje Albin Kurtit

Donika Kadaj i del në mbrojtje Albin Kurtit

Ish-deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, ndonëse nuk do të kandidojë përsëri për ulëse në Kuvend, është angazhuar që të komentojë zhvillimet e fundit politike.

Duke komentuar ndalesën që i ka bërë KQZ-ja Albin Kurtit për të kandiduar në zgjedhje, Kadaj ka thënë se veprimet për të cilat ishte akuzuar Kurti ishin sipas saj për t’i mbrojtur qytetarët nga pabarazia, shkruan lajmi.net.

“Gazin nuk e kishim kunder institucioneve – ishte pikerisht per ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikes”, ka shkruar ajo.

Madje i ka thurur lavde Kurtit duke i thënë se është angazhuar me vetëmohim për mbrojtjen e Republikës.

Postimi i plotë:

Gazi lotesjelles ne Kuvend nuk ishte kunder Kosoves – ishte per ta mbrojtur ate nga Zajednica.

Gazi nuk ishte kunder njerezve – ishte per t’i mbrojtur qytetaret nga pabarazia qe krijohej me Zajednicen.

Gazin nuk e kishim kunder institucioneve – ishte pikerisht per ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikes.

Prandaj, edhe denimi ishte me kusht. Sepse metoda ishte jo konvencionale, por qellimi ishte politik.

Mos lejimin e kandidimit te kujtdo qe eshte angazhuar me vetemohim per mbrojtjen e Republikes, e kam te veshtire ta kuptoj si mbrojtje e integritetit te institucionit. Ne fakt eshte krejt e pakuptimte.