Fjalë Kyçe

Donjeta Sadiku e nis me fitore turneun kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024

Donjeta Sadiku e nis me fitore turneun kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024

Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore turneun kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024, që po mbahet në Busto Arsizio të Italisë.

Boksierja jonë e ka mundur boksieren bga Britania e Madhe, Shona Whitwell, me vendim unanim të gjyqtarëve.

Për ta fituar normën olimpike, Sadikut i duhen edhe tri fitore. Vetëm tri vendet e para në kategorinë e saj deri në 60 kg marrin biletën për Paris 2024.

Të dielën ka garuar, Bashkim Bajoku (-51 kg), i cili pësoi humbje në rrethin e parë.

Të enjten në ring ngjitet edhe vëllai i tij Shpetim Bajoku (-63.5 kg).