Fjalë Kyçe

Donjeta Sadiku merr medaljen e argjendtë në Sofje të Bullgarisë

Donjeta Sadiku merr medaljen e argjendtë në Sofje të Bullgarisë

Donjeta Sadiku nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen finale ndaj britanikes, Shona Whitwell, duke u stolisur kështu me medaljen e argjendtë, në turneun ndërkombëtar të boksit në Sofje të Bullgarisë.

Sadiku pati një rrugëtim të mirë, teksa paraprakisht shënoi dy fitore, për ta kapur finalen, transmeton lajmi.net.

Siç dihet, ajo garon në peshën nën 60 kilogramë.

Performancat e Sadikut kanë qenë të mira edhe në të kaluarën, andaj një medalje në Sofje nuk mund të quhet rastësi.