Fjalë Kyçe

Donjeta Sadiku, në finale të turneut “Balkan”

Donjeta Sadiku, në finale të turneut “Balkan”

Donjeta Sadiku është kualifikuar në finale të turneut ndërkombëtar ‘Balkan’, që po mbahet në Botevgrad të Bullgarisë.

Boksieria kosovare në gjysmëfinale e mposhti boksieren vendase, Mehmedova Aslahan, kategoria -60 kilogramë.

Në finalen që zhvillohet nesër, boksieria nga Gollaku takohet me kampionen e botës, brazilianen Beatriz Ferreira, e cila në renditjen më të re të AIBA-s, ndodhet në vendin e parë.

Drejtësinë në këtë turne po e ndan edhe gjyqtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli