Donjeta Sadiku i ka dhënë fund pjesëmarrjes në turneun ndërkombëtar të boksit, ‘Strandzha Cup’, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
Boksierja e Kosovës arriti deri në çerekfinale të kësaj gare pasi në 1/8 e finales kishte triumfuar përballe kundërshtares nga Uzbekistani, Raykhona Kodirova.
Kjo fitore e vuri atë përballë boksieres ruse, Natalia Shadrina, e cila e përfaqëson Serbinë, në kategorinë deri në 60 kilogramë, përcjell telegrafi.
Mirëpo, në këtë fazë, Donjeta nuk arriti të fitonte dhe e humbi duelin e ditës së sotme (e mërkurë).
“Sot në çerekfinale në luftë për medalje 60 kg, Donjeta Sadiku pësoi humbje kundër boksieres ruse me shtetësi të Serbisë, Shadrina Natalia”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.