Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK) ka diskutuar sot mbi vështirësitë e krijuara gjatë trajtimit të lëndëve në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës pas dorëheqjes së prokurorëve serbë, ku është paraqitur nevoja e plotësimit me prokurorë shtesë.
Në takim u tha se dorëheqjet e prokurorëve serbë kanë sjellë vështirësi në trajtimin e lëndëve në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
U tha se është paraqitur nevoja e plotësimit me prokurorë shtesë.
“Me këtë rast është aprovuar rekomandimi i Kryesuesit të KPK-së për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme me anë të transferimit të tre (3) prokurorëve për një periudhë tremujore, çështje kjo, e cila se do të trajtohet në kolegjiumin e radhës së kryeprokurorëve prokurorive të vendit, pastaj do të informohet KPK-ja për të marrë vendim lidhur me këtë çështje”, u tha në këtë takim.
Gjatë këtij takimi nuk është shqyrtuar propozimi për vendimin për pagën dhe kompensimin e anëtarëve jo prokurorë për shkak të mungesës së kuorumit, gjë e cila do të trajtohet në takimin e radhës.