Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’ që ka ndodhur më 10 korrik në Mitrovicë.
Dy të dyshuarit thuhet se janë vetëdorëzuar në Polici të martën.
“Dy të dyshuarit F.Xh.,31-vjeçar dhe A.Xh.,22-vjeçar, janë vetdorëzuar sot në polici, pasi një ditë më parë ishin publikuar fotografitë e tyre të shpallur në kërkim si të dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë e ndodhur me datën 10.07.2024 në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ku në këtë rast një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra hetimore tek i dyshuari A. XH. thuhet se është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në veprën penale.
Ndërsa pas procedurave të intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.