Fjalë Kyçe

Dorëzohet deputeti Etem Arifi

Dorëzohet deputeti Etem Arifi

Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, është dorëzuar në organet e drejtësisë.

Siç ka mësuar KOHA, Arifi tani është duke u transferuar në burg.

Ai ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim në janar të këtij viti për mashtrim me subvencione. Për dënimin Arifi ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese, por kjo e fundit javën e shkuar njoftoi se e ka shpallur të papranueshme kërkesën e tij.

Arifi deri tash ndodhej në arrati.