Pak javë pasi u bë nënë për herë të parë, Genta Ismajli ka publikuar dhe foton e parë me binjakët e saj.
Këngëtarja e famshme ka ndarë me ndjekësit një imazh teksa mban në krah dy engjëjt e saj.
Ajo shkruan se foshnjat e tyre janë “më të përsosura nga sa mund ta imagjinonim”.
Këngëtarja dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta janë bërë prindër të një vajze dhe një djali.