Fjalë Kyçe

Dorëzohet në KQZ koalicioni i parë

Dorëzohet në KQZ koalicioni i parë

Një koalicion mes tri partive të komunitetit boshnjak është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë se ky koalicion mban emrin Vakat, derisa shton se është i përbërë nga tri parti të komunitetit boshnjak.

“Kemi pranuar një deklaratë për Koalicion Parazgjedhor me emërtimin: Koalicioni Vakat. Ky koalicion është deklaruar nga 3 Parti Politike nga radhët e komunitetit boshnjak: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka”, thotë ai për Koha.net.

Kujtojmë se sot është dita e fundit kur partitë politike do të mund të lidhin koalicionet parazgjedhore.