Fjalë Kyçe

Dorëzohet në polici personi që e mbyti me grusht një qytetar në Ferizaj

Dorëzohet në polici personi që e mbyti me grusht një qytetar në Ferizaj

B.Sh është dorëzuar në Policinë e Kosovës, e më pas arrestuar për 48-orë, i cili ishte përfshirë në një përleshje fizike në Ferizaj, ku kishte goditur për vdekje një qytetar 50-vjeçar.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj, teksa thotë se dorasi ishte larguar nga territori i Kosovës.

“Lidhur me rastin e lartëshënuar,ju njoftojmë se sot me 02.03.2021 rreth orës 17:30, B.SH.(m/Kosovar) i dyshuari i cili ishte larguar nga Republika e Kosovës, në prezencë të avokatit mbrojtës është paraqitur në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj ku i njejti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit”, thuhet në komunikatë.

Përleshja fizike kishte ndodhur më 22 shkurt në një pompë derivatesh, ku si pasojë e plagëve të rënda nga sulmi fizik, personi 50-vjeçar kishte ndërruar jetë.

“Për motive ende të panjohura i dyshuari ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar 50 vjeçar)i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njejti –i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.Viktima,pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në QKUK-Prishtinë ku rreth orës 00;45 nga ana e mjekut jemi njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhej në komunikatën e dërguar nga policia.