Fjalë Kyçe

Dortmund merr një lajm të tmerrshëm

Dortmund merr një lajm të tmerrshëm

Borussia Dortmund kanë pranuar një lajm aspak të mirë, në prag të ndeshjes në Ligën e Kampionëve.

Dortmund do të përballen me skuadrën angleze Tottenham, por në prag të këtij takimi ata kanë marrë një lajm të hidhur.

Marco Reus pritet t’i mungojë skuadrës së tij në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ës së finales, që luhet të mërkurën.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, i cili nuk ishte aspak optimist për situatën e lojtarit.

“Besoj se do të vendosim për këtë në një kohë të shkurtër. Por, nuk pres ndonjë rikuperim ‘mrekulli’ para së mërkurës” ka thënë Zorc për ‘Ruhrnachrichten’ transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se edhe Tottenham përballen me mungesat e Dele Alli dhe super sulmuesit Harry Kane.