Borussia Dortmundi ka avancuar në raundin e tretë të DFB Pokal pas fitores prej 2-0 kundër Ingolstadt.
BVB konsiderohej favorit për ndeshjen e zhvilluar në Signal Iduna Park dhe me dy gola të realizuar në fraksionin e dytë, vazhdoi në fazën tjetër.
Edhe pse iniciativa nuk mungoi, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli që të realizonte në pjesën e parë të takimit.
Në gjysmën e dytë në skenë doli Thorgan Hazard për t’i shënuar golat e fitores.
Mesfushori belg fillimisht u asistua nga Julian Brandt në minutën e 72-të dhe pastaj në minutën e 80-të, mesfushori gjerman dhuroi edhe asistimin e dytë. /Telegrafi