Një dosje hulumtimi i përpiluar nga të ashtuquajturit “Pesë sytë”, agjencitë e inteligjencës së shteteve aleate të SHBA’së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë e Zelandës së Re, zbulon se si Kina kishte fshehur apo shkatërruar qëllimisht dëshmi të nisjes së pandemisë së koronavirusit të ri në Wuhan, që shkaktoi dhjetëra mijëra vdekje anekënd botës.
Dokumenti 15 faqesh nga agjencitë e inteligjencës të SHBA’së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë dhe Zelandës së Re, i siguruar nga gazeta australiane Saturday Telegraph i cili thekson se fshehja nga ana e Kinës përbën një “sulm ndaj transparencës ndërkombëtare”.
Dosja prek tema që edhe janë diskutuar në raportet e mediave rreth shpërthimit të virusit, përfshi edhe mohimin fillestar të Kinës se virusi mund të transmetohej në mes të njerëzve., censurimi apo “zhdukja” e mjekëve që provuan ë flasin, shkatërrim i dëshmive në laboratorë dhe refuzimi për të dorëzuar shembuj të gjallë për shkencëtarët ndërkombëtar që punonin drejt një vaksine, transmeton Gazeta Metro.
Posaçërisht, dosja thekson se Kina kishte filluar censurimin e lajmeve rreth virusit në mekanizmat e kërkimit në internet dhe rrjete sociale më 31 dhjetor, duke fshirë fjalitë që përmbanin frazën “variacion i SARS”, “Wuhan tregu i ushqimeve të detit” dhe “Wuhan Pneumoni e panjohur”.
Tre ditë më vonë, me 3 janar, Komiteti Kombëtar i Shëndetësisë së kinës kishte urdhëruar që mostrat e virusit ose të barten në objektet e caktuara testuese ose të shkatërrohen, derisa në të njëjtën kohë kishte urdhëruar “ndalim publikimi” në lidhje me sëmundjen transmeton Gazeta Metro.
Raporti në The Saturday Telegraph përfshinë edhe një kronologji kohore të mashtrimeve të Kinës. Me 5 janar Komitetit Komunal Shëndetësor në Wuhan kishte ndërprerë publikimin e raporteve ditore rreth rasteve të reja dhe nuk i vazhdoi ato për 13 ditë. Me 10 dhjetor, Wang Guanga, një specialist i sëmundjeve të traktit respirator në Spitalin e Universitar të Pekinit që po hetonte shpërthimin e sëmundjes, tha se “është nën kontroll” dhe shfaqej në përgjithësi me “simptoma të lehta”. (Wang vet do të njoftonte 12 ditë më vonë se ishte infektuar nga virusi).
Dy ditë më vonë, me 12 janar, laboratori i një profesori në Shangai u mbyll pasi ai kishte shpërndarë të dhëna për sekuencën gjenetike të virusit në botën e jashtme. Me 24 janar zyrtarët kinezë ndaluan Institutin e Virologjisë në Wuhan të jepte mostra të virusit me një laborator në Universitetin e Teksas.
Ndoshta më e rënda, dosja njofton se autoritetet kineze kanë mohuar se virusi mund të përhapej nga njeriu në njeri deri me 20 janar,” me gjithë dëshmitë e transmetimit njeri-njeri nga fillimi i dhjetorit”.
Dosja ngjashëm është kritike edhe për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke shënuar se ajo kishte ndjekur tregimin e Kinës rreth infektimit nga njeriu në njeri me gjithë faktin se “zyrtarët e Tajvan kishin ngritur këtë si çështje me 31 dhjetor, siç kishin bërë edhe ekspertët e Hong Kong me 4 janar”.
Edhe këtë të premte, llogaria zyrtare në rrjetin social Twitter e OBSH’së ende ka një postim të tyre ku deklarohej se “hetimet preliminare të kryera nga autoritetet kineze nuk kanë gjetur se ka dëshmi të qarta të bartjes së infektimit me koronaviruisn e ri nga njeriu në njeri (2019-nCoV) të identifikuar në Wuhan, Kinë”.
Dosja vazhdon duke shtuar se gjatë tërë muajit shkurt, “Pekini kishte bërë presion ndaj SHBA’së, Italisë, Indisë, Australisë si dhe fqinjëve juglindor aziatikë e të tjerëve që të mos mbrojnë veten me kufizime udhëtimi derisa në të njëjtën kohë kishte imponuar kufizime të rrepta në vendin e vet”.
Në të njëjtën kohë në dosje ceket se : “Miliona njerëz u larguan nga Wuhan pas shpërthimit dhe para se Pekini të mbyllte qytetin me 23 janar”.
Dosaj vazhdon me një varg të mohimeve të Kinës duke theksuar se “derisa diplomatët e BE po përgatitnin raportin mbi pandeminë, Kina me sukses kishte ndërhyrë ndaj Brukselit për të ndryshuar tekstin rreth dezinormacionit të Kinës”.
Raporti në The Saturday Telegraph ka një dallim mes qeverive aleate, ku agjencitë australiane besojnë se koronavirusi me shumë gjasë ka origjinën në tregjet e Wuhan, duke e vendosur gjasën se ka dalë nga laboratori në ‘rreth 5 për qind’.
Gazeta australiane po ashtu raporton se figura të larta të Institutit të Virologjisë në Wuhan më parë kishin ose ishin trajnuar në laboratorët qeveritarë në Australi ku kishin studiuar në hulumtime me patogjene në lakuriqë të gjallë si pjesë e partneritetit me Akademinë e Shkencave të Kinës, transmeton Gazeta Metro.
Sipas dosjes, puna e ekipit në laboratorin e Wuhan përfshinte zbulimin e mostrave të koronaviruseve në një shpellë në provincën Yunnan dh sintetizimin e koronavirusit me origjinë nga lakuriqi që nuk mund të shërohej.
Kina dhe OBSH kanë mohuar ndonjë gabim deri tani.