Fjalë Kyçe

Drecun: Ky është plani i Kosovës për serbët në veri dhe Qeverinë e Serbisë

Drecun: Ky është plani i Kosovës për serbët në veri dhe Qeverinë e Serbisë

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka reaguar pas raportimeve se veriu i Kosovës rrezikohet nga katastrofa humanitare.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë se është duke u zhvilluar “faza përfundimtare e planit të quajtur taksë” që sipas tij ka synim shkaktimin e përplasjes mes serbëve në veri dhe qeverisë së Serbisë.

“Prishtina është duke punuar rreth shkaktimit të përplasjeve”, deklaroi Drecun për “TV Pink”, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, shkaktimi i katastrofës humanitare dhe qëndrimi i serbëve pa kushte elementare është synim i krijimit të përplasjeve me shtetin e Serbisë.

Drecun ka thënë se: “Krijimi i një situate të tillë në veri të Kosovës që do të ishte e padurueshme për popullin serb, do të rrezikonte ekzistencën fizike dhe do ta detyronte Serbinë t’i dalë në ndihmë popullit të saj, siç ka bërë deri më tani. Por, shqiptarët provokojnë përplasje me shtetin e Serbisë dhe me popullin serb në veri të Kosovës”.