Fjalë Kyçe

Drejtësia dhe punësimi do të jenë orientimi i Qeverisë së Vetëvendosjes

Drejtësia dhe punësimi do të jenë orientimi i Qeverisë së Vetëvendosjes

Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, ka thënë se nëse do të jenë në krye të Qeverisë do të punojnë për të ndaluar krimin dhe korrupsionin në vend.

Kurti në një tubim me simpatizantët të mbajtur në Gjakovë dje ka deklaruar se do të punojë më shumë për të drejtat e komuniteteve, transmeton Klan Kosova.

“Do të orientohemi kah drejtësia edhe punësimi. Duam ta ndalim krimin dhe korrupsionin, ta ndalim këtë gjakderdhje financiare ku zhvaten pasuritë publike e plaçkitet buxheti i shtetit. Me Elbertin do të bashkëpunojmë edhe në parlament edhe në qeverisje, sepse ne duam një shtet për të gjithë, ku nuk diskriminohet askush, ku nuk favorizohet askush. Pra, t’iu ndihmojmë të gjithëve, t’i mbështesim të gjithë, e më së pari e më së shumti aty ku nevojat janë më të mëdha”, tha Kurti, thuhet në njoftimin e LVV-së në rrjetin social Facebook

Kurti ishte nën shoqërimin e kryetarit të IRDK-së, tani kandidat për deputet, Elbert Krasniqit, përfaqësuesit e tjerë të komunitetit, dhe kandidatët tanë për deputet, nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavcin, kryetarin e Qendrës së LV në Gjakovë, Agon Batushën, ish ministren e MEPTINIS, Rozeta Hajdarin, Gani Krasniqin dhe Mimoza Shalën, kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti vizitoi edhe disa banorë të lagjes e disa ndërmarrësi të vogla ku zhvillohet punë e vyeshme dhe kreative e komunitetit.