Fjalë Kyçe

‘Drejtësia kosovare’, të rinjtë dënohen me 11 vjet burg pasi vodhën një orbit

‘Drejtësia kosovare’, të rinjtë dënohen me 11 vjet burg pasi vodhën një orbit

Gjykata Themelore ka dënuar tre persona, dy vajza e një djalë me më shumë se 11 vjet burgim për një tentim grabitje, ku të dyshuarit kishin marrë veç një çamçakëz.

E gjithë ngjarja ndodhi në mars të 2018, kur E.D djalë dhe L.R vajzë tentuan të grabitin një dyçan në lagjën Kalabria. Djali u dënua me 4 vjet edhe dhjetë muaj burg. Andaj, të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre, assesi të pajtohen më dënimin.

“Vepra e parë “vjedhje në tentativë”, faktikisht ka mbetur në tentativë, ndërsa sa i përket mbajtjes së armës, ajo nuk ka qenë armë”, ka thënë mbrojtësi i të pandehurëve.

Ai gjithashtu po thotë se pranimi i fajësisë është rrethanë lehtësuese, por kështu nuk veproi gjykata sipas mbrojtësit të të pandehurit.