Zëri i saj, ani pse nën emocione të shumta, u bë një nga më të fuqishmit për të dëshmuar mizorinë e serbëve në Kosovë.
Nuk kishte si të mos e kaplonin lotët kur ndante rrëfimin më të trishtuar të jetës së saj, për t`iu dhënë forcë mijëra grave të dhunuara gjatë luftës, të mos heshtin.
Historia e saj nuk ishte vetëm e saj, ashtu siç drejtësinë nuk e kërkon vetëm për vetën por për të gjitha gratë që kanë përjetuar të njëjtën gjë.
Andaj, ky 8 Mars, dita e gruas, e gjen Vasfije Krasniqi-Goodman, në Kosovë, si në shumë ditë të tjera, krah grave që patën të njëjtin përjetim.