Fjalë Kyçe

Drejtori i Ballkanit tregon pse e emëroi Gani Sejdiun në rolin e trajnerit

Drejtori i Ballkanit tregon pse e emëroi Gani Sejdiun në rolin e trajnerit

Gani Sejdiu do të jetë trajneri i ardhshëm i Ballkanit.

Pas shkarkimit të Sami Sermaxhajt, Sejdiu do ta marrë drejtimin e klubit nga Suhareka.

Ndërkaq, drejtori Ismajl Kasumi i ka uruar sukses Sejdiut.

“Ka qenë koha shumë e shkurtër, klubi është dashur të reagojë shpejt dhe ta marrë një trajner”, tha Kasumi në “Dueli Sportiv”.

“Pas bisedës me disa, Gani Sejdiu ka pranuar dhe unë i uroj sukses”, vlerësoi Kasumi.

“Ndërrimi i trajnerit sjell rezultat pas dy ndeshjeve, le ta shohim”, shtoi Kasumi.

Ballkani pas 27 xhirove në Superligë, me 32 pikë ndodhet në pozitën e tetë, aq pikë sa ka edhe Flamurtari që ndodhet në zonën e barazhit.