Drejtori Sportiv i Prishtinës, Granit Begolli ka marrë dy përgjigje të ndryshme në dy teste që ka bërë sot për koronavuris.
Para ndeshjes së Europa League, ai ka shkruar se në njërin test ka dalë pozitiv ndërsa në testin tjetër negativ.
Ai ka njoftuar se nuk do të udhëtoj me skuadrën në Gjibraltar dhe se është shëndosh e mirë.
Ky është njoftimi i tij:
Njoftim
Dje gjatë ditës me gjithë stafin e Fc Prishtina jemi testuar për Covid-19, ku rezultova negativ. Sot për qudi në ritestim rezultova pozitiv dhe më është ndaluar të udhëtoj me ekipin për ndeshjen që kemi në udhëtim në Gjibraltar. Për siguri sot gjatë ditës kam bërë poashtu edhe një test serologjik dhe kam dal negativ dhe kam krijuar antitrupa.
Edhepse gjatë ditës jam testu dy herë dhe në njërin test kam dal pozitiv e tjetrin negativ, unë jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë simptom, nesër nuk do te udhëtoj me skuadrën për Gjibraltar, por shpresoj shumë që skuadra të arrij objektivin dhe të kthehet në Prishtinë me rezultat pozitiv. Forca Prishtina.