Fjalë Kyçe

Drejtori i QKMF-së në Gjilan të jep dorëheqje pasi u infektua me COVID-19

Drejtori i QKMF-së në Gjilan të jep dorëheqje pasi u infektua me COVID-19

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, Fejzullah Berisha, ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit në këtë qendër.Ish- drejtori Berisha ka thënë se është infektuar me coronavirus dhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore është detyruar të japë dorëheqje.“Kam dhënë dorëheqje sepse jam me virus COVID-19 dhe jam qe tre javë në gjendje të rëndë. Nuk kam pasur më mundësi me u kthy për shkak të gjendjes shëndetësore që është kriju tek unë”, tha Berisha për KALLXO.com.

Ai tutje theksoi se gjendja e tij është duke u përmirësuar dhe se trajtimin për coronavirus është duke e marrë edhe në Spitalin Rajonal të Gjilanit por edhe në shtëpi.