Fjalë Kyçe

Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme

Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme

Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e cilësuar të papranueshme.

“RTK është televizion publik që u shërben të gjithë qytetarëve, pa dallim, dhe në debatet tona ngrihen e diskutohen temat e kohës. Deputeti, mospajtimet mund t’i shfaqë edhe hapur në RTK, por jo me krahasime të tilla me RTS-në që është medium i propagandës vrasëse të Millosheviqit dikur, sot Gobelsit të tij Vuçiq”, ka thënë Gërvalla.

Ai e falënderuar AGK-në për dënimin e kësaj gjuhe dhe mbështetjen e treguar ndaj RTK-së duke u bërë thirrje të njëjtëve të reagojnë ngjashëm edhe ndaj gjuhës tashmë të përdorur nga deputetë të tjerë në studiot tjera televizive.

“Deputetë të tillë të cilët e krahasojnë RTK-në me RTS-në nuk kanë vend në studiot tona!”, ka thënë në reagimin e tij Gërvalla, transmeton RTK.