Derisa këto ditë ka pasur rritje të numrit të personave të infektuar me COVID-19, qytetarë të shumtë hezitojnë të vaksinohen.
Për të nxitur qytetarët që të marrin vaksinën kundër koronavirusit është angazhuar edhe drejtori i Shërbimit Spitalot, Valbon Krasniqi. Ai bashkë me djalin e tij ka marrë dozen e dytë të vaksinës gjatë ditës së sotme.
Postimi i plotë Valbon Krasniqi:
Të nderuar qytetarë,
Vaksina kundër COVID-19 është e sigurt dhe efikase
Unë sot mora dozën e dytë, djali i moshës 18 vjeçare dozën e parë
Bashkë po e mbrojmë shëndetin tonë dhe të familjes.
Vaksina është arma më e fortë që sot kemi në dorë kundër COVID-19
Bashkë, të gjithë të vaksinuar ia dalim.