Fjalë Kyçe

Dren Gashi flet për sfidën ndaj KEK-ut

Dren Gashi flet për sfidën ndaj KEK-ut

Skuadra e Ferizajit udhëton në Kastriot për tu përballur me skuadrën e KEK-ut në takimin e javës së 32-të në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan GazetaAlo.

Para kësaj sfide jashtëzakonisht të rëndësishme për ferizajasit ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, ylli i skuadrës, Dren Gashi.

“Ne jemi duke u përgatitur dhe jemi mobilizuar për këtë ndeshje.
Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë duke pas parasysh se KEK-u luan në shtëpin e tyre dhe pa asnjë presion , poashtu ka disa lojtar cilësor”, ka deklaruar fillimisht Gashi.

“Normalisht se ne do të luajm për fitore. Shpresoj të dalim me rezultat pozitiv dhe t’i ikim përfundimisht zonës së barazhit”, ka deklaruar futbollisi i Ferizajit Dren Gashi për Gazetën Alo.

KEK-u : Ferizaji luhet ditën e enjte me fillim nga ora 16:00.