Karateisti i ri, Dren Ibrahimi, ka përfunduar në vendin e pestë në kampionatin evropian, që po mbahet në Budapest të Hungarisë për grupmoshat kadetë, junior dhe U-21.
Ibrahimi, grupmosha kadet (-57 kilogramë), doli i pesti duke humbur luftën për medaljen e bronztë nga ukrainasi, Erik Rahozenko, transmeton Klan Kosova.
Vendi i pestë në europian vlerësohet sukses i madh për Ibrahimin, i cili sot shënoi tri fitore për t’u ndalur në gjysmëfinale.
Nesër dhe pasnesër zhvillohen garat edhe për junior dhe U-21.
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/3525576884180992