Fjalë Kyçe

Drenas: Rrëmbëhet vajza që po ecte rrugës, grabitësit i ikin policisë

Drenas: Rrëmbëhet vajza që po ecte rrugës, grabitësit i ikin policisë

Një vajzë 14 vjeçare të hënën u rrëmbye në Çikatovë të Re të Drenasit.

Dy persona pasi e futën me forcë në makinë të miturën e lëshuan atë duke e shtyrë nga makina në rrugë. Atë më pas e morën disa kalimtarë rasti të cilët e dërguan në stacionin e policisë.

Të dyshuarit ikën, njofton Klan Kosova.

E mitura u dërgua për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.

Televizioni kontaktoi me familjen e vajzës të cilët nuk deshën të prononcohen për këtë çështje.