Klubi Futbollistik “Drenica” ka nisur me fazën përgatitore për edicionin 2019/20 këtë të mërkurë (3 Korrik).
I pranishëm ishte edhe kryetari i klubit Ragip Veseli, i cili teksa u uroi sukses atyre, gjithashtu edhe u ofroi mbështetje maksimale.
“Skuadra dje ka mbajtur stërvitjen e parë, ashtu siç kishim paralajmëruar më parë.
Para stërvitjes, kryetari i Klubit, Ragip Veseli, vizitoi skuadrën dhe u dha mbështetje dhe motiv skuadrës dhe duke iu uruar suksese në edicionin e ri të garave, njësoj sikurse trajneri i skuadrës, Tahir Lushtaku. Futbollistët ishin mjaft të motivuar për stërvitje dhe ata tashmë do të kenë seanca stërvitore të përditshme”, shkruan faqja zyrtare e Drenicës.
Në “Bajram Aliu” këtë afat kalimtar janë afruar dy sulmuesit Hasan Hyseni nga Trepça ’89 dhe Genc Hamiti nga Ferizaj.
Ndërkohë rrugët me klubin i kanë ndarë Taulant Dajku, Kreshnik Uka dhe Arbios Thaqi.