Fjalë Kyçe

Drenica mbetet ende e paprekur nga koronavirusi

Drenica mbetet ende e paprekur nga koronavirusi

Me konfirmimin e pesë rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 140.

Po ashtu, mbi 15 komuna në Kosovë janë prekur nga COVID-19, përfshirë edhe komunat e veriut, Zveçanin e Mitrovicën e Veriut, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, dy komuna që e përbëjnë rrafshin e Drenicës kanë mbetur ende të paprekura nga koronavirusi.

Drenasi dhe Skenderaji ende nuk kanë konfirmuar ndonjë rast deri më tani me COVID-19.

Ndryshe, nga këto dy qytete, Malisheva, Gjilani e Prishtina janë ndër komunat më të prekura me koronavirus në Kosovë, teksa Malisheva veç është tashmë në karantinë.

Fatmirësisht, në Kosovë ka nisur të rritet edhe numri i personave të shëruar nga koronavirusi, ndërsa me konfirmimin e shtatë pacientëve të shëruar, numri i përgjithshëm shkon në 23.