Fjalë Kyçe

Drenica mbetet pa kryesi

Drenica mbetet pa kryesi

KF Drenica merr një goditje të rëndë para derbit me Dritën në Gjilan.

Kryesia e klubit sot, pas situatës së krijuar në klub ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i klubit.

Dorëheqja vjen si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit dhe pamundësisë për t’i permbushur obligimet e klubit.

“Kujtojmë se obligimet financiare nuk iu janë përmbushur futbollistëve tash e dy muaj dhe kjo ndikoi edhe në rënien e formës tek drenicasit të cilët e nisën edicionin në mënyrë fantastike.”, thuhet në njoftim.

“Që nga sot, klubi është i hapur për të gjithë të interesuarit për të mbeshtetur klubin dhe për të investuar në klub dhe për të çuar klubin përpara. Kryesia e deritanishme falendëron Komunën e Skënderajt, bizneset, donatorët, sponsorët, stafin, lojtarët, punëtorët e klubit, tifozët dhe gjithë qytetarët e Skënderajit për mbeshtetjen gjatë kësaj kohe.”

Të shtunën Drenica udhëton në Gjilan për t’u përballur me Dritën në Stadiumin e Qytetit me fillim nga ora 13:00.