Fjalë Kyçe

Drenica me disa mungesa kundër Feronikelit

Drenica me disa mungesa kundër Feronikelit

Skuadra e Drenicës e pret Feronikelin në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj,në kuadër të javës së 30-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, trajneri i skuadrës së Drenicës, Tahir Lushtaku.

Trajneri i Drenicës edhe përkundër asaj se skuadra e tij do të jetë me disa mungesa ka deklaruar se do të synojnë fitore ndaj Feronikelit.

“Luajm para tifozëve tanë edhe pse kemi shumë mungesa për këtë ndeshje në skuadër si Arsen Sykaj, Arbios Thaqi dhe Nikollas Andru të cilët janë të lënduar si dhe kemi edhe tre lojtarë me kartona si T.Dajaku, D,Mustafa dhe Osman Mziu, por edhe përkundur kësaj shpresoj dhe kam besim të plot edhe te këta futbollist që nesër do të jenë titullar që do të japin më të mirën e mundshe” ka thënë Lushtaku.

Drenica – Feronikeli luhet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 16:00.