Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore (dy humbjeve dhe një barazimi), skuadra e Drenicës është rikthyer te fitroja në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Skenderaj shënoi fitore ndaj Ulpianës në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” ka përfunduar me rezultatin 3:1.
Osman Mëziu (13’) dhe Armend Abazi (53’, 63’) shënuan golat e fitores për vendasit.
Elvis Ahmet (89’) shënoi golin e vetëm për mysafirët nga Lipjani, transmeton express.
Drenica pas kësaj fitore ka 39 pikë dhe renditet e shtata, kurse Ulpiana është e nënta me 24 pikë.