Fjalë Kyçe

Drenica synon t’ia ndalë serinë pozitive Prishtinës

Drenica synon t’ia ndalë serinë pozitive Prishtinës

Fadil Rama të premten mbrëma do të qëndrojë në një prej ulëseve të tribunës perëndimore të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Rama ka vendosur të mos e drejtojë Drenicën në një nga ndeshjet më të rëndësishme për ekipin e tij këtë edicion në garën për mbijetesë kundër Prishtinës, që garon për titull të kampionit.

Rama të enjten u emërua trajner i Drenicës pas dorëheqjes që dha ditë më parë, Gani Sejdiu, derisa drejtimin e ekipit në ndeshjen kundër Prishtinës që e zhvillon të premten nga ora 20:00, ia ka besuar ndihmëstrajnerit të Sejdiut, Brahim Vojvoda.

Por, ai thotë se do të jap udhëzime edhe nga tribunat nëse do të jetë nevoja, në mënyrë që ekipi tij të arrijë rezultat pozitiv.

Ndeshja Prishtina – Drenica i takon xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Prishtina ka skuadër shumë të fortë dhe po lufton edhe për titull të kampionit. Por, pavarësisht këtyre, ne do të udhëtojmë për rezultat pozitiv. Nuk besoj që unë do ta drejtojë ekipin. Në këtë ndeshje ekipin do ta drejtojë ndihmëstrajneri, Brahim Vojvoda, pasi unë nuk e kam zhvilluar ende asnjë seancë stërvitore. Unë do të jem në stadiumi gjithsesi”, ka thënë Rama. Drenica është në vendi ne tetë me 35 pikë.

Drenica dhe Prishtina vetëm këtë edicion janë përballur pesë herë. Prishtina ka fituar katër ndeshje, derisa një ka përfunduar baras pa gola.

Te Prishtina që janë në vendin e dytë me 54 pikë, katër më pak se liderja Drita, synojnë fitore për ta vazhduar serinë e mirë të rezultateve.

“Ne do të hyjmë në këtë ndeshje vetëm për fitore për ta vazhduar luftën për titull deri në fund. Kemi respekt për çdo kundërshtar, por ne synojmë ta fitojmë çdo ndeshje. Nuk merremi me ekipet kundërshtare, edhe pse më vjen keq për pozitën që gjenden, sepse janë klub për t’u respektuar, por problemet e tyre duhet t’i zgjidhin vet. E jona është që ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Dallku.

Superliga – XXVIII

E premte

Vushtrria – Flamurtari (17:00)

(Arbitra: G. Shala, B. Hyseni, F. Jakupi, I. Ceroviku)

Prishtina – Drenica (20:00)

(Arbitra: F. Tahiri, A. Latifi, F. Abrashi, Sh. Murtezi)

E shtunë

Feronikeli – Gjilani (17:00)

(Arbitra: T. Maloku, E. Zeqiri, F. Sekiraqa, B. Ajeti)

Dukagjini – Ballkani (17:00)

(Arbitra: G. Nuza, F. Berisha, B. Selimaj, V. Kastrati)

E diel

Llapi – Drita (17:00)

(Arbitra: S. Isufi, G. Hyseni, E. Bicaj, A. Shala)

Ferizaj – Trepça ’89 (17:00)

(Arbitra: B. Kasumi, L. Muhadri, M. Berisha, D. Çaka)

1. Drita 27 18 4 5 48:17 58

2. Prishtina 27 16 6 5 50:18 54

3. Ballkani 27 15 8 4 42:18 53

4. Gjilani 27 16 4 7 50:24 52

5. Feronikeli 27 13 5 9 44:30 44

6. Llapi 27 11 6 10 40:42 39

7. Flamurtari 27 10 6 11 35:46 36

8. Drenica 27 9 8 10 33:35 35

9. Trepça ’89 27 8 7 12 38:43 31

10. Ferizaj 27 8 2 17 26:51 26

11. Vushtrria 27 4 4 19 23:63 16

12. Dukagjini 27 2 4 21 14:56 10